I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos, Blendi Teta rrëfen njohjen me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka: Iu shita kompaninë e basteve

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos, Blendi Teta rrëfen njohjen me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka: Iu shita kompaninë e basteve

Foto: Teta, Martinaj, Leonard Duka

Blendi Teta, i dënuari me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019, ka rrëfyer sot në gjykatë detaje mbi njohjen e tij me të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, dhe vëllezërit Erlis dhe Leonard Duka që kanë patur përplasje me “mbretin” e lojërave të fatit para se ky i fundit të zhdukej.

Duke deklaruar se nuk e njihte Santiago Malkon, Blendi Teta tregoi se në 27 gusht kur ndodhi vrasja e tij, kishte qenë në një darkë me vëllezërit Duka pasi ishte menaxher i kompanisë së tyre të llotove për Tiranën.

Ai tha se në darkë ndodheshin të gjithë menaxherët e kompanisë në qarqe të ndryshme. Ndërsa mes deklaratës së tij, ka treguar se me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka njihej duke qenë se u kishte shitur kompaninë e tij të basteve sportive.

“Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qënë në Shqipëri. Në datë 27 une kam qënë për një drekë tek lokali "La Familia" në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxher i kompanisë së llotove të Vëllezërve Duka për Tiranën. Ata i kam njohur 3 vite më pas pasi ju kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaniënë time të basteve sportive. Në darkë më ka dërguar me makinë e Ervis Metanit sepse makinën time e kishte marrë shoqja ime e cila kishte shkuar në kavajë për punë personale.  Në darkë me Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut, të gjithë ishim menaxher për qarke të ndryshme të lojrave të fatit. Kam shkuar tek dreka rreth orës 17:00 dhe kam qëndruar deri nga ora 19:30 ose 19:45 jam larguar. Ngaqë nuk kisha makinë i kam kërkuar Ilir Selmanit të më shoqeronte me makinën e punës që ishte skoda e bardhë dhe e përdorimin për të transportuar tavolinat e llotove. Selmani më ka shoqëruar deri sa të gjeja një taksi. Kemi kaluar tek komisariati 4 dhe më pas kam shkuar tek spitali i fëmijeve. Njëra taksi ishte e prishur dhe një shitje e kioskës më tha prit 5 minuta se vjen taksia tjetër. Thekoj që celularin e kisha të fikur”- u shpreh Blendi Teta.

Ndërkohë, Ilir Selmani i cili përmendet në deklaratën e Blendi Tetës, është dënuar nga GJKKO me 28 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Santiago Malkos, rrëfehet Blendi Teta: Nuk e njihja! Ervis Martinaj më kërcënoi se do më muroste nëse nuk i tregoja vendndodhjen e vëllezërve Duka


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje