-
-
SPAK mbyll hetimet për dosjen ‘Revanshi’, pritet të dërgojë në gjyq Aldo Avdylajn! Siguroi kushtet për vrasjen e Durim Bamit
Lidhur me këtë dosje, ndaj tij kishte një masë në mungesë prej muajit maj 2024, pasi gjatë një hetimi, gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj Durim Bamit.
21 Nëntor, 12:20 -
GJKKO kalon për gjykim dosjen 'Revanshi', të pandehur Shullazi, Astrit Avdyli e Leonard Duka! Planifikuan 6 vrasje, përfshi Ervis Martinajn, Arben Ndokën dhe Durim Bamin
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marr Emiliano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Në total janë 14 të pandehur, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale.
28 Korrik, 16:47 -
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 157 vite burg për vëllezërit Duka dhe 4 të tjerët
SPAK kërkon 157 vite burg për të përfshirët në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019. 32 vite burg për Leonard Dukën, i ekstraduar nga Belgjika një vit më parë, për vëllain e tij Erlis Dukën kërkon 25 vite burg.
21 Korrik, 13:23 -
Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Dukës: As unë dhe as djemtë s'kishim konflikte me Santiagon, Martinajn s'e njoh! Emrat ua dëgjova në TV
Dëshmoi këtë të martë në GJKKO për procesin ndaj djemve të tij për vrasjen e ish policit Santiago Malko babai i Leonard dhe Erlis Dukës, Muhamet Duka. Ai mohoi të ishte marrë peng nga Malko, madje tha se kurrë nuk e kishte parë përveçse në televizor. Duka mohoi gjithashtu edhe të njihte Ervis Martinajn armikun kryesor të djemve të tij.
1 Korrik, 11:56 -
Vrasja e Malkos, SPAK prova të reja në GJKKO! Duka: S’kam përdorur SkyECC, jam takuar me Martinajn! Nëna e ish-policit nxirret jashtë: S’ta fal gjakun e djalit, do të të vras
Debate të forta u regjistruan këtë të martë në gjyqin e vrasjes së Santiago Malkos në Gjykatën e Posaccme. Nëna e tij Bukuri Malko, kërcënoi në sallë të dyshuarin Leonard Duka, çka solli përjashtimin e saj. Nga ana tjetër Duka mbajti qëndrim mohues në gjykatë për komunikim në “SkyECC” me Ervis Martinajn.
24 Qershor, 10:24 -
Vrasja e ish-policit Malko, debate në gjyqin ndaj Leonard Dukës në GJKKO! Pranohet për dëshmi babai i tij, avokatja kërkon të pyetet edhe Ervis Martinaj
Debate në procesin e sotëm ndaj të akuzuarit si kreu i organizatës së cilësuar si “Klani Duka”. GJKKO nisi seancën teksa dëgjoi palët, ku nuk munguan pretendimet dhe tensionet mes avokates së të pandehurit dhe prokurorit të SPAK. Avokates i rrëzohen disa nga kërkesat e pretenduara, pranohet pyetja e babait të Leonard Dukës. Prokurori Dibra: Nuk dihet ende fati i Martinajt, dhe as vendndodhja!
18 Qershor, 17:22 -
I akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për dënimin e Blendi Tetës me 25 vite burg
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e shënuar më 27 gusht 2019.
22 Maj, 16:06 -
Dosja 'Revanshi'/ Tjetër njoftim për Ervis Martinajn dhe 6 të tjerë, akuzohen për disa atentate dhe plane vrasjesh
Së bashku me të, siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si ‘Doqja’, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar
12 Prill, 16:06 -
‘Revanshi’/ SPAK mbyll hetimet për 14 të pandehur mes tyre Shullazi, Avdyli, Duka e Cukali! Akuzohen për 6 tentativa vrasjeje, përfshi atë të Martinaj, Bamit e Ndokës
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi përfundoi hetimet paraprake për procedimin penal nr.59/1, të vitit 2022 ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve
15 Shkurt, 13:31 -
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
Leonard Duka, i akuzuar si porositësi i vrasjes së ish policit Santiago Malko ka dëshmuar në seancën e sotme. Ai ka mohuar se ka lidhje me vrasjen e Malkos. Gjithashtu Duka ka mohuar që të ketë pasur ndonjë konflikt për Vis Martinajn, ndërsa është përplasur edhe me prokurorin Behar Dibra.
24 Tetor 2024, 14:04 -
Gjyqi ndaj Leonard Dukës nis me tensione e përplasje në GJKKO! Nëna e Santiago Malkos: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç! Si del ti aty, dënojeni me vdekje!
Debate, përplasje dhe tensione mes palëve. Nëna e të vrarit Malko tenton ti afroht tek kafazi i qelqtë ku ishte i pandehuri. “Ushtari i Ervis Martinajt”, akuzoi prokurorin e SPAK si "të njëanshëm" dhe i kërkoi të 'mos korruptohet'
2 Tetor 2024, 14:31 -
-
Publikohen pamjet, momenti kur Leonard Duka zbret në Aeroportin e Rinasit në masa të rrepta sigurie drejt IEVP-së
Policia publikon videon e ekstradimit të të shumërkërkuarit të drejtësisë shqiptare Leonard Duka. Nën masa të rrepta sigurie, Duka mbërriti sot në Rinas nga Belgjika, ku ishte arrestuar pak kohë më parë në bashkëpunim me Interpolin.Duka akuzohet se ka organziuar atentatin ndaj Santiago Malkos në vitin 2019 në
2 Gusht 2024, 16:28 -
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka! SPAK e shpalli në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutoi Erigers Mihasin dhe planifikoi eliminimin e Ervis Martinajt
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, në kërkim nga SPAK për vrasjen e Santiago Malkos. Ai do të përballet me drejtësinë shqiptare edhe për ekzekutimin e Erigers Mihasit dhe planin për eliminuar bosin e lojërave të fatit aktualisht i zhdukur Ervis Martinaj.
2 Gusht 2024, 13:40 -
-
Biseda e vetme mes Martinajt e Dukës pas vrasjes së Santiago Malkos! Visi: S’më vret dot me gabel Vlore! Duka: As ti me t’Lushnjës
Nuk më vret dot mua me gabelt e Vlorës o Nard, t'i me vret vetem kur të jesh me te drejtën tënde, i thotë Ervis Martianj, Leonard Dukës, pas ekzekutimit të Santiago Malkos, ndërkohë që të dy grupet ishin përgatitur duke porositur vrasës me pagesë për të goditur njeri-tjetrin.
20 Maj 2024, 17:12 -
-
'Hakmarrja' e Martinajt pasi i eliminuan mikun Santiago Malko, i ofroi 600 mijë euro Gjergj Cukalit për kokën e 2 'ushtarëve' të Leonard Dukës!
Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin. Zbardhja e bisedave në sky-ecc kanë zbuluar skemat si u organizuan vrasjet dhe rolin e secilit
20 Maj 2024, 16:16 -
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat arrest me burg për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale.
19 Maj 2024, 10:25
