-
-
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 157 vite burg për vëllezërit Duka dhe 4 të tjerët
SPAK kërkon 157 vite burg për të përfshirët në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019. 32 vite burg për Leonard Dukën, i ekstraduar nga Belgjika një vit më parë, për vëllain e tij Erlis Dukën kërkon 25 vite burg.
21 Korrik, 13:23 -
Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Dukës: As unë dhe as djemtë s'kishim konflikte me Santiagon, Martinajn s'e njoh! Emrat ua dëgjova në TV
Dëshmoi këtë të martë në GJKKO për procesin ndaj djemve të tij për vrasjen e ish policit Santiago Malko babai i Leonard dhe Erlis Dukës, Muhamet Duka. Ai mohoi të ishte marrë peng nga Malko, madje tha se kurrë nuk e kishte parë përveçse në televizor. Duka mohoi gjithashtu edhe të njihte Ervis Martinajn armikun kryesor të djemve të tij.
1 Korrik, 11:56 -
Vrasja e Malkos, SPAK prova të reja në GJKKO! Duka: S’kam përdorur SkyECC, jam takuar me Martinajn! Nëna e ish-policit nxirret jashtë: S’ta fal gjakun e djalit, do të të vras
Debate të forta u regjistruan këtë të martë në gjyqin e vrasjes së Santiago Malkos në Gjykatën e Posaccme. Nëna e tij Bukuri Malko, kërcënoi në sallë të dyshuarin Leonard Duka, çka solli përjashtimin e saj. Nga ana tjetër Duka mbajti qëndrim mohues në gjykatë për komunikim në “SkyECC” me Ervis Martinajn.
24 Qershor, 10:24 -
Vrasja e ish-policit Malko, debate në gjyqin ndaj Leonard Dukës në GJKKO! Pranohet për dëshmi babai i tij, avokatja kërkon të pyetet edhe Ervis Martinaj
Debate në procesin e sotëm ndaj të akuzuarit si kreu i organizatës së cilësuar si “Klani Duka”. GJKKO nisi seancën teksa dëgjoi palët, ku nuk munguan pretendimet dhe tensionet mes avokates së të pandehurit dhe prokurorit të SPAK. Avokates i rrëzohen disa nga kërkesat e pretenduara, pranohet pyetja e babait të Leonard Dukës. Prokurori Dibra: Nuk dihet ende fati i Martinajt, dhe as vendndodhja!
18 Qershor, 17:22 -
I akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për dënimin e Blendi Tetës me 25 vite burg
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e shënuar më 27 gusht 2019.
22 Maj, 16:06 -
Arrestohet anëtari i klanit 'Duka', me shokun e tij po lëvizte me armë në makinë nëpër Tiranë! Elvis Gaçaj vite më parë u dënua për vrasjen e Santiago Malkos
I njohur si pjesëtar i klanit “Duka”, dhe i përfshirë në vrasjen e Santiagi Malkos në 2019, agjentët e Komisariatit nr. 2 dhe forcat “Shqiponja” arrestuan këtë të shtunë Elvis Gaçajn, 50 vjeç, i cili u gjet me armë pa leje, jo shumë larg Komunës së Parisit.
18 Janar, 13:30 -
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
Leonard Duka, i akuzuar si porositësi i vrasjes së ish policit Santiago Malko ka dëshmuar në seancën e sotme. Ai ka mohuar se ka lidhje me vrasjen e Malkos. Gjithashtu Duka ka mohuar që të ketë pasur ndonjë konflikt për Vis Martinajn, ndërsa është përplasur edhe me prokurorin Behar Dibra.
24 Tetor 2024, 14:04 -
Gjyqi ndaj Leonard Dukës nis me tensione e përplasje në GJKKO! Nëna e Santiago Malkos: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç! Si del ti aty, dënojeni me vdekje!
Debate, përplasje dhe tensione mes palëve. Nëna e të vrarit Malko tenton ti afroht tek kafazi i qelqtë ku ishte i pandehuri. “Ushtari i Ervis Martinajt”, akuzoi prokurorin e SPAK si "të njëanshëm" dhe i kërkoi të 'mos korruptohet'
2 Tetor 2024, 14:31 -
-
Publikohen pamjet, momenti kur Leonard Duka zbret në Aeroportin e Rinasit në masa të rrepta sigurie drejt IEVP-së
Policia publikon videon e ekstradimit të të shumërkërkuarit të drejtësisë shqiptare Leonard Duka. Nën masa të rrepta sigurie, Duka mbërriti sot në Rinas nga Belgjika, ku ishte arrestuar pak kohë më parë në bashkëpunim me Interpolin.Duka akuzohet se ka organziuar atentatin ndaj Santiago Malkos në vitin 2019 në
2 Gusht 2024, 16:28 -
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka! SPAK e shpalli në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutoi Erigers Mihasin dhe planifikoi eliminimin e Ervis Martinajt
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, në kërkim nga SPAK për vrasjen e Santiago Malkos. Ai do të përballet me drejtësinë shqiptare edhe për ekzekutimin e Erigers Mihasit dhe planin për eliminuar bosin e lojërave të fatit aktualisht i zhdukur Ervis Martinaj.
2 Gusht 2024, 13:40 -
Vrasja e Santiago Malkos, dëshmon Ilir Selmani: U paguan mbi 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka! Blendi Tetën e mori peng Vis Martinaj, i tha do të muros
Ilir Selmani, deshmitari i rradhës në proçesin e GjKKO ndaj vëllezerve Elis dhe Leonard Duka të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, tha në seancë, se nuk kishte lidhje me krimin, dhe shfajësoi vellezërit Duka, tashmë në kërkim, kur tha që për t’i përfshirë ata në ngjarje, ishin paguar 500 mijë euro
21 Shkurt 2024, 12:50 -
I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos, Blendi Teta rrëfen njohjen me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka: Iu shita kompaninë e basteve
Foto: Teta, Martinaj, Leonard DukaBlendi Teta, i dënuari me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019, ka rrëfyer sot në gjykatë detaje mbi njohjen e tij me të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, d
6 Dhjetor 2023, 11:11 -
Personi me pseudonimin ‘Tigri’ që ka dhënë 500 mijë euro për fundosjen e vëllezërve Duka, Blendi Teta zbulon ku i mësoi informacionet
Foto: Blendi TetaI pyetur nga GJKKO se kush është personi me pseudonimin “Tigri” që shfaqet në përgjimet e aplikacionit “SKY” dhe që dyshohet se ka paguar 500 mijë euro për fundosjen e vëllez&
6 Dhjetor 2023, 10:42 -
Vrasja e Santiago Malkos, rrëfehet Blendi Teta: Nuk e njihja! Ervis Martinaj më kërcënoi se do më muroste nëse nuk i tregoja vendndodhjen e vëllezërve Duka
Blendi Teta ka dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltian Loga, Aleksandër Manxhakut dhe Dritan Agaj. Procesi është duke u zhvilluar në mungesë. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos në 27 Gusht të 2019.
6 Dhjetor 2023, 10:24 -
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO lë në fuqi 28 vite burg për Ilir Selmanin! Prish vendimin për Elvis Gacajn
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 28 vjet burg për Ilir Selmanin për akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim ndaj ish-policit Santiago Malko në verën e vitit 2019 në Tiranë.
16 Nëntor 2023, 14:44 -
Vrasja e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt, GJKKO dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin dhe 7 vite Elvis Gacajn
GJKKO ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin për vrasjen e Santiago Malkos në gusht të vitit 2019. Gjithashtu është dënuar me 7 vite burg, bashkëpunëtori i tij, Elvis Gacaj.
3 Maj 2023, 16:35 -
Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 28 vite burg Selmanin dhe 7 vite Gacajn! Rrëzohet akt-ekspertiza private e vëllezërve Duka
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin dhe me 7 vite burg për Elvis Gacajn për vrasjen e Santiago Malkos në gusht të vitit 2019. Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme në GJKKO pati debate të shumta.
3 Maj 2023, 11:58 -
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënimin me 25 vite burg për Ilir Selmanin dhe 7 vite për Elvis Gacajn
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur pretencën për dy anëtarët e klanit Duka të akuzuar për vrasjen e ish efektivit të policisë, Santiago Malko në 27 gusht të 2019-ës.
9 Mars 2023, 15:34
