Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme. Niko Isaraj ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga gjykata e Apelit me 3 vite dhe 4 muaj burg nën akuzën e kryerjes së veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
28 vjeçari, banues në fshatin Kropisht të Vlorës është arrestuar falë informacioneve të marra në rrugë informative nga efektivët. Isaraj duhet të vuajë edhe 1 vit, 2 muaj e 22 ditë nga dënimi i dhënë.
Në vitin 2020, gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Kropisht, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa.