I dënuar me 7 vite burg në Greqi, arrestohet në Gramsh 31-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg në Greqi, arrestohet në Gramsh 31-vjeçari

Foto ilustruese

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Gramsh pasi ishte shpallur në kërkim.

Policia e Gramshit ka vënë në pranga Alin Beqiri, 31-vjeç i dënuar me 7 vite e 7 muaj burgim.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të Gjykatës Apeluese të Krimeve të Rënda Aigaiou, Greqi, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 7 muaj burg, për veprat penale “Vjedhja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë

Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë