Një 47 vjeçar i shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin drejt Italisë është arrestuar në Vlorë.
Në pranga ka rënë Gazmir Mehmetaj, 47 vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë. Kjo pasi pasi Gjykata e Catalia-s, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".
"Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në Vlorë dhe arrestimin provizor të shtetasit Gazmir Mehmetaj, 47 vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Catalia-s, Itali, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian", thotë policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.