I dënuar me mbi 17 vite bug për grabitjen e parave të bankave më 2017, ish-komando Neim Avdulaj izolohet për 1 vit në regjimin '41 Bis" të Peqinit! Zbulohet shkaku

I dënuar me mbi 17 vite bug për grabitjen e parave të bankave më 2017, ish-komando Neim Avdulaj izolohet për 1 vit në regjimin '41 Bis

Neim Avdulaj, ish-komando i izoluar në regjimin '41 Bis'

Elbasan- Në kuadër të rritjes së masave të sigurisë në Burgje, ish-komando i Zall-Herrit, i dënuari Neim Avdulaj, është izoluar për 1 vit në regjimin e veçuar "41 Bis", në Burgun e Peqinit.

Vendimi bëhet me dije se “është marrë në kuadër të masave për sigurimin dhe mbajtjen nën kontroll të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë”.

Kjo, edhe e bazuar në dënimin ndaj tij, prej 17 vite e 4 muaj burgim, për ngjarjen e bujshme të muajit shkurt 2017 në rrugën Kashar-Rinas, ku u grabitën me armë nga një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga i ndjeri Admir Murataj, mbi 3 mln euro të bankave të nivelit të dytë, që po transportoheshin me mjete të blinduara të shoqërive të ruajtjes fizike.

Avdulaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 25 mars 2019, që më pas u la në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 20, më 12 korrik 2021.

Avdulaj është shpallur fajtor për 3 vepra penale.

Ai është dënuar për “vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", e kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal, "mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në mënyrë të përsëritur, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal".

Neim Avdulaj, atëkohë 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit, ishte pjesë e grupit ku një tjetër ish-oficer ushtrie ishte punësuar në policinë private dhe bashkëpunoi me bandën duke sinjalizuar daljen e mjeteve me para.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

‘Lufta’ tregtare, Kina përgatitet për negociata me SHBA 

‘Lufta’ tregtare, Kina përgatitet për negociata me SHBA