45-vjeçari Rajmond Hoxhaj (Eduard Dhamo) i dënuar në Itali me 24 vite burg për trafik droge është arrestuar ditën e sotme në Tiranë.
Pas lokalizimit 45 vjeçari banues në Tiranë u arrestua në sheshin “Rilindja”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Alias”. Ai do të ekstradohet drejt Italisë pasi gjykata e Milanos e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet operacioni policor “Alias”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Fast Albania dhe Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në sheshin “Rilindja”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.4%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 2256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42