LUSHNJE - Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge u arrestua nga policia në Lushnje.
Bëhet fjalë për Aleksandër Rakipaj ose i njohur dhe si Genti Rakipaj i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Kjo pasi Rakipaj është dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinës në 13 janar 2021 me 7 vite burg për trafik droge dhe si pjesëtar i një organizate kriminale.
44-vjeçari ka kryer një pjesë të dënimit, por më pas u nxor nga burgu. Ndërsa gjykata e apelit vendosi për rikthimin e tij në burg për të kryer pjesën tjetër të mbëtur të dënimit prej 4 vitesh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.