I dënuar në Itali për grup të strukturuar kriminal, arrestohet 47-vjeçari

I dënuar në Itali për grup të strukturuar kriminal, arrestohet 47-vjeçari

Foto ilustruese

Një 47-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme, pasi është i dënuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

 Në pranga ka rënë Adnand Doda, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut. 

47-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Prodhimi e shitja e narkotikëve". 

"Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.  Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Prodhimi e shitja e narkotikëve".

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit A. D., 47 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.   Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Prodhimi e shitja e narkotikëve".  Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë", njofton policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë