Një zjarr i përmasave të mëdha ra sot në zonën e Qafë Thanës. I favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, zjarri nisi të përhapej me shpejtësi në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të Pogradecit, të cilat arritën të neutralizonin flakët dhe vunë situatën në kontroll.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, zjarri ka nisur si pasojë e djegies të disa gomave në zonë çka më pas ka filluar të depërtojë në një sipërfaqe më të madhe.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e personave që ishin shkaktarë të zjarrit.
Komente









