Brenda këtij muaji, udhëtarët që kalojnë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t'i kryejnë procedurat kufitare në një sportel të vetëm.
Marrëveshja u nënshkrua këtë të premte nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe homologu i tij maqedonas, Pançe Toshkovski.
Modeli i ri i kontrollit kufitar "One Stop – One Shop" do të zbatohet fillimisht në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa nga muaji korrik edhe në pikën kufitare të Bllatës.
Sipas ministrave, kontrolli i pasaportave ne nje sportel pritet të thjeshtojë procedurat për qytetarët dhe bizneset si dhe të përshpejtojë lëvizjen, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Komente









