Policia e Elbasanit ka arrestuar një 50-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni. Në pranga ka rënë shtetasi Gjon Glina, i cili është kapur në rrugën, në lagjen “Haxhia”, Elbasan.
Policia njofton se është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Gjon Glina, ( alias Gjon Maska) 50 vjeç banues në Elbasan. Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen "Haxhias" Elbasan.
Ky shtetas më datë 27.03.2018 është shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi: Gjykata e Apelit e Romës, Itali me vendim të datës 17.07.2009, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni” parashikuar nga neni 3 nr.4 i Kodit Penal Italian dhe neni 6, 8 Y 4 i Ligjit 75/1958