TIRANË - Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane njëherësh dhe aleat kryesor i Partisë Demokratike, figuron i dënuar në Itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore. Në një kohë që forcat politike po përgatisin draftin për dekriminalizimin, gazeta “Tema” ka botuar të plotë dosjen penale që mban datën 23 prill të vitit 2000, kur Gjykata e Apelit në Milano e ka deklaruar fajtor Fatmir Mediun për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”. Apeli, i cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, akuzonte Mediun se në emër të parlamentit shqiptar ka favorizuar një të kërkuar nga drejtësia italiane për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë.
Në një reagim për Shqiptarja.com, kreu republikan Fatmir Mediu thotë se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e LartëiItaliane,vendim të cilin ai thotë se e disponon. “
Gjykata italiane rrëzoi çdo pretendim të ngritur nga meje. Gjykata nuk ka lënë vend për aludime të tjera”, - u shpreh Mediu në reagimin për Shqiptarja.com.
Argumentet e Gjykatës së Apelit në ItaliNë vendim thuhet se, kreu i PR-së ka favorizuar Gazmend Mahmutaj dënuar me dhjetë vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, për të kaluar tranzit nga Shqipëria në Itali me emër të rreme (Raqi Gjoni).
Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë.
Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, - Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.
Trupi gjykues në Itali ka arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai përfundimisht u dënua me 3 vite burg.
Në arsyetimin e vendimit gjykata argumenton se Mediu nuk përfitoi lehtësira, pikërisht se veprimi i tij ishte në mbështetje të personave të përfshirë në veprimtari kriminale, në rastin konkret për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge.
Mahmutaj vëllai i të kandituarit të PR-rë në zgjedhjeGazmend Mahmutaj i njohur në botën e krimit si baron i drogës dhe prostitucionit, është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 për kryetar Bashkie Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i PR në Berat që në mars të 2008.
Dosja e Fatmir Mediut perkthyer zyrtarisht nga Ministria e Drejtesise ItalianeRedaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.7%
-
Jo
19.4%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor, 22:31
-
Ligji për kanabisin do shkojë për votim në Parlament, përplas mazhorancën me opozitën tek ‘Shëndetësia’, Vokshi: Votuat kundër minimumit jetik, na sillni këtu kanabisin
17 Dhjetor, 22:20
-
Publikimi i fotos së familjarëve të Dumanit nga Berisha/ Endri Tafani: Metodë mafioze! Mund të ndikojë në vendimin për masën e sigurisë
17 Dhjetor, 22:19
-
Debate në 'Repolitix'/ Valteri: Shitët ushtrinë për skrap! Kulluri: Çliruam Forcat e Armatosura nga trashëgima e pajisjeve komuniste
17 Dhjetor, 22:06
-
Gazetari në 'Repolitix': Belinda Balluku në hetim, i është kontrolluar telefoni sekretares së saj
17 Dhjetor, 21:57
-
Tentativë për të vrarë Papën në Irak në 2021
17 Dhjetor, 21:52
-
3 shenjat e horoskopit që do të kalojnë Krishtlindjet më magjike këtë vit
17 Dhjetor, 21:52
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor, 21:41
-
Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar
17 Dhjetor, 21:29
-
Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike
17 Dhjetor, 21:18
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor, 21:04
-
Gjermania që ne njihnim është zhdukur
17 Dhjetor, 20:53