I dënuar në Shqipëri për vrasje, ekstradohet nga Greqia Petrit Buzi

I dënuar në Shqipëri për vrasje, ekstradohet nga Greqia Petrit Buzi

Petrit Buzi, i dënuar për 'vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim' nga gjykata e Fierit është arrestuar në muajin maj në Greqi. 47-vjeçari në 2004 në bashkëpunim me tre shtetas te tjerë, ka vrarë shtetasin N. H., në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Arrestimi i tij është kryer nga Interpol Athina dhe është ekstraduar në Shqipëri për të kryer dënimin me 16 vite burg.

Ndërkohë po në Athinë është arrestuar një tjetër shtetas shqiptar me incialet E. P, 34 vjeç, i cili mbante edhe dy emra të tjerë, T. Sh dhe T. S, i shpallur në kërkim dhe për të cilin gjykata e Fierit kishte vendosur masën 'arrest me burg'.

Personi në fjalë akuzohet se në vitin 2018, në poliklinikën e specialiteteve në Fier, ka hyrë në zyrën e shtetases L. A. dhe i ka vjedhur nga çanta e saj portofolin dhe kartën e bankës. Edhe ky shtetas do të ekstradohet drejt Shqipërisë për të vijuar procedurat e mëtejshme.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja