FIER- Mario Mamani, 51-vjeç nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Xhenovas, Itali me 15 vite burgim për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni”, "Trafik narkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Arrestimi i tij u bë në Shërbimet e Specializiara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Interpol Tirana.
Policia njofton se 'materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale'.
Tallje
Përgjigju