Macerata- Policia italiane në Macerata ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar që banonte në Romë dhe i njohur për precedentët e mëparshëm, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër ndalimi nga Gjykata e Milanos.
I riu rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për krimet e shfrytëzimit të prostitucionit, të kryera që në muajin mars 2013, deri në shkurt 2015.
I arrestuari është nxjerrë përsëri në Gjykatë, ku i është caktuar masa e “arrestit shtëpiak”, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor kompetent, me kusht që të mos kryejë krime të tjera, pasi në të kundër do të rikthehet në qeli, shkruan media italiane.











Komente
Komento