I dënuar për drogë, arrestohet në Durrës 39 vjeçari serb, pritet të ekstradohet

I dënuar për drogë, arrestohet në Durrës 39 vjeçari serb, pritet të ekstradohet

Foto ilustruese

Arrestohet në Durrës Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët". Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejtë Serbisë, 39-vjeçari i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët". Strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me ZKQ Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Serbisë të shtetasit Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët". Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet