Adrian Kacmoli, 41 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse ishte dënuar për drogë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale "Shkelje e ligjit mbi narkotikët", parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Komento