Ish-ministri peruan, Manuel Augusto Blecker-Miller, i dënuar me 8 vjet burgim për “Mashtrim me pasoja të rënda” nga drejtësia shqiptare ka rënë në prangat e policisë Federale braziliane në Rio de Janeiro. 80-vjeçari ishte në arrati prej shtatë vitesh dhe figuronte në listën e kërkimit ndërkombëtar të Interpolit.
Arrestimi u krye në lagjen Flamengo, nga Njësia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Federale, në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Lartë Federale për qëllim ekstradimi në Shqipëri. Ai do të mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurave.
Ardhja e tij në Shqipëri
Në korrik të vitit 2013, në median shqiptare u përhap informacioni se Policia kishte arrestuar fillimisht ish-ministrin peruan, të kërkuar nga vendi i tij nëpërmjet Interpol-it dhe më tej ishte liruar, pas procedurave të dyshimta.
Ai kishte qenë Ministër i Jashtëm në vitin 1992, kur Alberto Fujimori udhëhoqi një “grusht shteti” për marrjen e pushtetit në Peru. Blecker-Miller u akuzua së bashku me 10 kolegë të tij ministra si pjesëmarrës në atë grusht shteti. Por, deri në vitin 2009, të gjithë të akuzuarit ishin liruar nga akuzat. Prej vitit 2002, Blecker-Miller kishte jetuar lirisht në Shtetet e Bashkuara, ku ishte shndërruar në biznesmen.
Në korrik të vitit 2013, në median shqiptare u përhap informacioni se Policia kishte arrestuar fillimisht ish-ministrin peruan Blecker-Miller, të kërkuar nga vendi i tij nëpërmjet Interpol-it dhe më tej ishte liruar, pas procedurave të dyshimta.
Megjithatë, pas lajmeve të përhapura në median shqiptare për një arrestim të mundshëm të tij në verën e vitit 2013, deputeti socialist opozitar i asaj kohe, Erion Braçe, ka publikoi disa të dhëna lidhur me qëndrimin në Shqipëri të ish-ministrit peruan. Ndërkohë pretendimet u rrëzuan menjëherë nga Policia e Shtetit, e cila deklaroi se nuk kishte asnjë urdhër-kërkimi ndërkombëtar ndaj tij.
Po ashtu, edhe vetë Manuel Augusto Blecker-Miller mohoi që ndaj tij të kishte urdhër-kërkimi ndërkombëtar. Madje, ai deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri që në vitin 2012 për të zhvilluar projektin e tij për përpunimin e mbetjeve.
Pas kësaj zhurme, Manuel Augusto Blecker-Miller fitoi azil politik në Shqipëri, në shtator 2013, ndërkohë që vijoi të avanconte idenë e projektit në Fier, nëpërmjet shoqërisë së tij “Apollon Investment”.
Komente






