Punësimi i 62-vjeçarin Ëngjëll Bregut, si mësues në Berat, megjithëse rezultonte i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual, ishte çështja për të cilën deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, i kërkoi shpjegime ministres së Arsimit Evis Kushi, në lidhje me rekutimin e tij në punë. Nga ana tjetër Xhixho tha se ky rast është prova se sa të vonuar jemi për miratimin e ligjit për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale.
'Si është e mundur që një person të bëhet pjesë e sistemit arsimor, çfarë praktikash ndiqni ju kur ka abuzime seksuale. Cfarë praktiash ndiqni ju që të evidentohet dhe mos të bëhet përsëritëse ky lloj rekurtimi? Sistemi i përfshirjes së mësuesve është korruptiv, ky rast është prova se sa të vonuar jemi në për miratimin e ligjit për regjistrin kombëtare të të dënuarve për krimet seksuale për krime seksuale. Ne me ligj do të ndalojmë hyrjen e këtyre grabitqarëve seksualë. Ne reagojmë pasi ndodhin ngjarjet dhe ky rast e dëshmon këtë fakt. Nuk ndërtojmë mekanizma parandalues. Ligji është shumë i vonuar. Me ligj do të kishim ndaluar raste të tilla. Do t’ju kërkoja që në rezymenë e gjithë kësja ta themi troç se sistemi i rekrutimit nuk është difektoz po korruptive. ‘- tha Xhixho.
Ministrja e Arsimit tha se është diskutuar edhe me ministrin e Drejtësisë që disa vepra të rënda penale të mos fshihen asnjëherë nga dëshmia e penalitetit
‘Dokumentacioni i dorëzuar nga mësuesi përmban edhe dëshminë e panalitetit ku rezulton se është i padënuar dhe nuk disponojmë asnjë informacion tjetër zyrtar për veprën penale. Kam diskutuar me ministrin Manja që disa vepra të rënda penale të mos fshihen asnjëherë nga dëshmia e penalitetit. Nisur jo vetëm nga zemërimi i lartë, por nga detyrimi ynë për sigurinë e fëmijëve në shkolla pak ditë pas ngjarjes firmosa udhëzimin që ndalon punësimin e personave të dënuar për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë. Por a shmanget plotësisht rreziku me këtë udhëzim? Jam e hapur për regjistrin që ju keni propozuar dhe nëse ndihmon jam plotësisht që ta votojmë jo vetëm unë , por të gjithë ne. Së shpejti do të kemi një iniciativë e re ligjore që e shmang totalisht rrezikun është e domosdoshme që ne do ta ndërmarrim shumë shpejt me kolegun Manja dhe nuk do të tolerojmë askënd që cënon të drejtat e fëmijëve.’- tha Kushi.
Lajmi kryesor: