I dënuar për vrasje në '97 në Fier, arratiset shqiptari me 13 emra, që u lirua me kusht në Britani

I dënuar për vrasje në '97 në Fier, arratiset shqiptari me 13 emra, që u lirua me kusht në Britani

Hektor Mahmutaj

Një shqiptar i dënuar me 25 vite burg është zhdukur në Britaninë e Madhe. Ai është dënuar për vrasjen e një fermeri në vendlindje në 1997, ndërsa autoritetet britanike e kishin lënë të lirë me kusht në pritje të ekstradimit për në Shqipëri për të vuajtur dënimin, por Hektor Mahmutaj, 43 vjeç ka shfrytëzuar momentin duke u arratisur.

Shqiptari hyri në Britaninë e Madhe i fshehur në një kamion, ndërsa përdorte 13 identitete të ndryshme, për t’i shpëtuar gjurmimit të policisë. Pas arrestimit, në tetor të vitit të kaluar gjykata pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare që ai të ekstradohej në Shqipëri, ndërsa Mahmutaj u la i lirë me kusht kundrejt garancisë 10,000 mijë dollarë. Mahmutaj kundërshtoi ekstradimin, pasi sipas tij do t’i shkelen të drejtat e njeriut. Ai është dënuar për vrasjen e Gentjan Jahajt, në korrik të vitit 1997 në një fshat të Fierit.

Pak muaj më parë, në një shkrim të medive britanike, shqiptari i kërkuar për vrasje, që është baba i dy fëmijëve i mohoi kategorisht akuzat për vrasjen e Fierit. Ai shprehej se u arratis nga frika e një hakmarrjeje të mundshme, e cila mund të kryhej nga vrasësi i vërtetë. Ndërkohë, pas arratisjes në Britani, një deputet konservator, Philip Davies reagoi duke kritikuar sistemin juridik.

“Kjo tregon se në ç’farsë është kthyer sistemi ynë i drejtësisë dhe sesa perverse apo idiote janë disa vendime gjyqësore. Njerëzit po vihen në rrezik pa shkak për këtë arsye” tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve