Hektor Mahmutaj, një ndër më të kërkuarit në Angli i njohur si vrasësi që përdorte 13 identitete të ndryshme është ekstraduar ditën e sotme nga Londra.
45-vjeçari nga Fieri në vitin 1997, ai vrau me armë zjarri Gentjan Jahajn, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar të Mallakastrës dhe më pas u dënua me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Më 27 mars të vitit 2019 Mahmutaj arriti të humbiste gjurmët pas një vendimi të gjykatës për ta lënë të lirë me kusht. Shqiptari hyri në Britaninë e Madhe i fshehur në një kamion. Pas arrestimit, në tetor të 2018-ës, gjykata pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare që ai të ekstradohej në Shqipëri, ndërsa Mahmutaj u la i lirë me kusht kundrejt garancisë 10,000 mijë dollarë. Mahmutaj e kundërshtoi ekstradimin, pasi sipas tij do t’i shkelen të drejtat e njeriut.
Bashkë me të është ekstraduar edhe Ronaldo Kolndreu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, ai plagosi me thikë personin me iniciale S. B. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e dënoi me 15 vjet burgim 21-vjeçarin, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.
Kapja e të dy të kërkuarve u bë në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester në Mbretëri të Bashkuar, ku u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.
Hektor Mahmutaj
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70%
-
Jo
19.3%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 711
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 58-vjeçari në Vlorë (EMRI)
20 Korrik, 11:24
-
Lea Ypi, zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike
18 Korrik, 14:11
-
'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com
14 Korrik, 22:57
-
Finalja e Euro 2024/ Andrea Marko në 'Minuta Zero': Anglezët kanë rastin të tregojnë karakterin! Pogoni: Spanja ka bindur, por Anglia ka kualitete
14 Korrik, 20:15
-
Finalja Spanjë-Angli/ Gazetari Ernest Koçi: Futbolli mund të kthehet në shtëpi! Nëse fiton Anglia, 'Topin e Artë' e merr Bellingham
14 Korrik, 17:56
-
EURO 2024/ Spanjë-Angli, bota e futbollit mban sot frymën! Gjykon arbitri më i ri në historinë e finaleve të Europianit! Formacionet e mundshme
14 Korrik, 08:47
-
Shqipëria letërgaranci Londrës! Ekstradimi i të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt, jo burg përjetë
11 Korrik, 15:24
-
Euro 2024/ Mësohet arbitri që do vendosë drejtësi në Spanjë - Angli, një francez për finalen! Gjykoi Shqipërinë në grupe
11 Korrik, 13:07
-
Euro 2024/ Saka preku dy herë topin me dorë para penalltisë së Anglisë! Si u vodh Holanda në zemër të Evropës (VIDEO)
11 Korrik, 11:50
-
VIDEO/ Karriget dhe stolat 'fluturojnë' kokës, dhunë mes tifozëve të Holandës dhe Anglisë para ndeshjes së Euro 2024
10 Korrik, 19:05
-
Tenis, Wimbledon/ Numri një i botës jashtë, Sinner eliminohet në çerekfinale! Medvedev triumfon në pesë sete
9 Korrik, 19:20
-
Francë e Angli, qytetërimi mobilizohet kundër urrejtjes
8 Korrik, 18:49