I dënuar për vrasje, kush është shqiptari që lëviz me 13 emra në Angli

I dënuar për vrasje, kush është shqiptari që lëviz me 13 emra në Angli

Shqiptari i kërkuar për vrasje Hektor Mahmutaj

Në Mbretërinë e Bashkuar jeton i lirë një shqiptar i cili është i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Bëhet fjalë për Hektor Mahmutajt, 42 vjeç, i cili ka një të shkuar kriminale. Sipas “Dailymail” ai pretendon se çdo ekstradim i mundshëm  në Shqipëri, do të përbënte shkelje të të drejtave të njeriut.

Mahmutaj rezulton i dënuar me 25 vjet për vrasjen e fermerit, Gentjan Jahaj, në korrik të 1997-s në një fshat të Fierit. më ps i është larguar drejt Anglisë duke i shpëtuar drejtësisë shqiptare. Sipas të njëjtave burime, 42-vjeçari lëviz lirshëm në shtetin anglez duke përdorur 13 identitete të ndryshme, për t’i shpëtuar gjurmimit të policisë.

Artikulli i "Sunday Express"

“Sunday Express” shkruan se Mahmutaj u arrestua në një urdhër të Interpolit në dhjetor të vitit 2006. Ai u dënua  dhe më pas u burgos për 2.5 vite, ndërsa Interpol  listoi veprat penale për shqiptarin si: “Vrasje me paramendim dhe për mbajtje e posedim të municioneve luftarake”. Por sërish nuk u ekstradua në Shqipëri. Gjykatësi deklaroi në atë kohë se Mahmutaj nuk ishte fshehur qëllimisht prej autoriteteve shqiptare, dhe nëse do të  ekstradohej në Shqipëri, atij nuk i garantohej  një proces i ri gjyqësor.

Mirëpo 10 vite më vonë autoritetet shqiptare lëshuan një tjetër urdhër arresti. Mahmutaj u arrestua në muajin dhe në rast ekstradimi, ai do të përballet me rigjykim. Gjyqtari, Tan Ikram, ka deklaruar se ai mund të ekstradohet në Shqipëri, por duke marrë në konsideratë pjesën ku ai nuk është shtetas i Bashkimit Europian,  çështja duhet të kalojë më parë  në Home Secretary. 

42-vjeçari ka lënë një fond garancie në gjykatë, rreth 10,000 mijë dollarë të bllokuar. Shqiptari i kërkuar për vrasje është baba i dy fëmijëve dhe i ka mohuar kategorish akuzat për vrasjen e Fierit. ai është shprehur se ëhstë arratisur nga frika e një një hakmarrjeje të mundshme, e cila mund të kryehej nga vrasësi i vërtetë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës