Selami Çokaj i dënuar për vrasje në Shqipëri, qëndron në Britaninë e Madhe duke i shpëtuar dënimit prej 20 vite burg nga një vendim i Gjykatë së Lartë në Shqipëri.

Selami Çokaj, 43 vjeç u dëbua nga Britania e Madhe në vitin 2009 pasi zyrtarët zbuluan se ai ishte arratisur nga burgu në Shqipëri. Ai ishte dënuar se vrau duke i prerë fytin me thikë një burri në vitin 1994, por u arratis pas 3 vjetësh burg gjatë trazirave të vitit 1997.

Tani jeton i lirë fal vendimit të Gjykatë së Lartë, duke i dhënë mundësinë të rikthehet në Angli

Çokaj ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit, kur u zbulua që jetonte në Mansfield, Nottinghamshire, në vitin 2006. Ai u zbulua se ishte sërish duke drejtuar një lavash, duke fituar 40 mijë paundë në vit.

Ai u arrestua dy herë, por më vonë u lirua me kusht nga gjykatësit. Çokaj kërkoi më pas azil, në vitin 2015 kërkesë që zgjati qëndrimin e tij 3 vjet në Angli.

I pyetur nga "The Sun," deputeti i Oadby, Leicestershire, Tory Philip Davies tha se është totalisht e papranueshme dhe Çokaj duhet depërtuar menjëherë në Shqipëri.

Çokaj dhe familja e tij besohet se paguajnë një qira prej 1500 paundësh në muaj, kanë një makinë tip “Volvo XC90 D5” me vlerën 52000 paund dhe një makinë tip “VË Beetle”.

Kur njëri prej gazetarëve investigues të "The Sun" u afrua afër lavazhit, Çoka i tha “Largohu”.

Më pas ka debatuar për disa minuta duke i thënë: "Nuk kam asgjë për të thënë, largohu."

Ndërsa Zyra Kombëtare e Emigracionit ka reaguar duke thënë se janë të vetëdijshëm për Selami Cokajn dhe aktualisht po kërkohet depërtimi i tij në Shqipëri.

[gallery]24760[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com