GREQI - Një 35 vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasje në Greqi është arratisur nga mbikëqyrësit pasi ka prerë mjetin kontrollues që i kishin vendosur në dorë.
Sipas mediave greke, shqiptari ishte lënë i lirë nga burgu dhe si masë shpërblyese dhe në dorë i kishin vendosur një byzylyk elektronik me GPS, por ai e ka prerë mjetin kontrollues dhe është arratisur.
Shqiptari ishte parë për herë të fundit pranë një stacioni autobusësh dhe dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por thuhet se shteti grek e ka shpallur atë në kërkim, ndërsa mediat greke kanë publikuar edhe foton e tij.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ndërkohë policia greke e sinjalizuar nga alarmi që ra pas prerjes së byzylykut elektronik dhe është vënë në lëvizje dhe ka nisur kërkimet.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Na flliqen jorgot pandelimonë!
PërgjigjuPrite tash kur te vini ne shqipnin dhe te vjelli e naj grabije o naj vrasje.
Përgjigju