Armando Behari është arrestuar nga policia e Tiranës, sepse ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për përdorim dhe shitje droge.
Në kuadër të operacionit ‘Center’ u arrestua në rrugën “Ali Demi’, 29 vjeçari, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Në vitin 2022, 29-vjeçari ka përshtatur një qendër tatuazhesh në zonën e Komunës së Parisit, për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë.