I dënuar si kriminel lufte për krimet në Kosovë, Vladimir Llazareviç shpallet qytetar nderi nga një komunë në Serbi

I dënuar si kriminel lufte për krimet në Kosovë,  Vladimir Llazareviç shpallet qytetar nderi nga një komunë në Serbi

Komandanti i ish-Jugosllavisë, Vladimir Llazareviç, i dënuar për krime kundër njerëzimit për shkak të spastrimit etnik gjatë luftës së fundit në Kosovë, është shpallur qytetar nderi nga një komunë në jug të Serbisë.

Llazarevi135 ka qenë për 10 vjet në burg për shkak të dënimit të përcaktuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavi, për shkak të dëbimeve dhe trajtimit çnjerëzor të kosovarëve, sa ka qenë në pozitën e komandantit të ushtrisë jugosllave në Prishtinë në vitet 1990.

Zyrtarët në komunën Pantelej, afër Nishit, kanë bërë të ditur ndarjen e çmimit për Llazareviç dhe 10 persona tjerë më herët gjatë kësaj jave.

Në njoftim nuk është cituar arsyeja e nderimit. Vendimi për nderim është përkrahur nga asambleja komunale e kontrolluar na Partia Përparimtare Serbe e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 05/08/2021 19:26

    Ja me qfar kriminel është vllazruar kryeministri Rama, bravos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës