Pronarja e punishtes në Lazarat: "Më dhunoi nipi i burrit!" I dënuari për drogë lihet i lirë nga policia (VIDEO)

LAZARAT - Një grua, pronare e një fabrike që prodhon rrjeta teli, denoncon se është dhunuar nga nipi i bashkëshortit të saj, një i dënuar për trafik të drogës, i cili edhe pse është shoqëruar në komisariat, më tej është lënë i lirë.

Sipas dëshmisë së Lavdie Buzherit, ngjarja ka ndodhur rditën e djeshme reth orës 10:30 në Lazarat, ku Alfond Buzheri 35-vjeç e ka dhunuar pasi gruaja e ndaloi të hynte në një magazinë në lagjen Kordhoc, që është në pronësi të saj.

lavdie Buzheri ngre pretendime, se disa ditë më parë nipi tjetër i burrit, vëllai i agresorit, dhe një person i tretë, i kishin vjedhur materiale në punishten e saj dhe ishin larguar me makinë. Sapo ka parë agresorin pranë punishtes së saj, ajo thotë se e ka ndaluar të futet brenda. Por siç rrëfen ajo, nipi i bashkëshortit ka nisur të ushtrojë dhunë ndaj saj, duke i shkaktuar plagë për të cilat po merr kurim në spital.

E njoftuar për ngjarjen, policia shoqëroi në komisariat 35-vjeçarin, por më tej ai u la i lirë.

Alfons Buzheri

Gruaja në spital

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:13
U dhunua nga i dënuari për drogë, biznesmenia nga Lazarat rrëfen ngjarjen: Është nipi i burrit, po më merrte materialet e biznesit (VIDEO)

Biznesmenja e cila u dhunua nga një i dënuar për drogë ditën e djeshme në Lazarat ka folur nga spitali duke thënë se, agresori është nipi i burrit të saj. E dhunuara, Lavdie Buzheri tha se në biznesin e saj ku prodhon rrjeta teli ditën e djeshme rreth orës 10:00 kishin shkuar disa persona, të cilët kishin ngarkuar në një kamionçinë materialet që ndodheshin në magazinë. Në këtë moment ajo ka shkuar për t'i kundërshtuar, por personat në fjalë ku mes tyre ka qenë edhe vëllai i agresorit, kanë mbyllur makinën dhe janë larguar.

Biznesmenja tregon se është në proces gjyqësor me personat që i  kanë marrë mallin, por sipas saj biznesi i takon vetëm asaj dhe familjes. Pasi ishin larguar personat që i kishin marrë materialet në magazinë, në vendin e ngjarjes kishte ardhur agresori, Alfons Buzheri i cili ka dhunuar Lavdie Buzherin.

"Mjekët mi bën të gjitha, grafitë, skopit. Vazhdoj të jem njësoj, kam dhimbje në të gjithë trupin. 48-vjeç jam. Po ngarkonin një makinë. U thash mos ngarkoni se është malli i familjes time. Kam një fabrikë që prodhoj rrjeta teli. U bëra video u thash mos ngarkoni. jam administratore, ata u futën me forcë atje. Jemi në proces gjyqësor me ta. Por ajo është forma ime, ata i morën dhe u futën me forcë. Ka disa kohë që ka ndodhur. Që në gusht ka kështu. Jam dhunuar dje nga ora 10:30. Pashë makinën atje mora telefonin dhe mora një polic privat. Dhe bëra foto. U futa brenda i thash shkarko mallin, ata nuk më dëgjuan, i thash edhe vllait të atij që më dhunoi, por ai e mbylli makinën  dhe u largua. U ula në tavolinë ku punoja dhe më vjen ai personi. E njoh është nipi i burrit." tha Lavdie Buzheri.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Priftërinjtë Lazaratas: 19/11/2019 15:29

    Puthe të shpetosh!

    Përgjigju
    • Vlonjati: 19/11/2019 16:16

      Ikni more zgjebarake mjekerkalbur apo keni mbjelle ndonje gje ne hajat të kishes. Nuk shpeton njeriu duke puthur kryqe e gjysmehena

  • Alban: 19/11/2019 13:07

    I denuar me 22 vjet dhe prape jashte ky??? Te dhjefsha mu ne drejtesi

    Përgjigju
  • Mahmuti: 19/11/2019 12:01

    O njerez kujdes ne ate zone me martesa. Qe nga Vlora e poshte, dmth me gjith Vloren mos merrni e mos jepni vajza e djem. Vetem dhune kane ne mendje

    Përgjigju
  • Bestrove: 19/11/2019 11:52

    Vlonjate, fierake, tepelenas lazaratas njerese të liqe ordinere

    Përgjigju
  • Bab Dud Abu Bakar Al Karbonara: 19/11/2019 11:49

    Bajga lazaratas

    Përgjigju
  • Rama Edi: 19/11/2019 10:00

    Po normal do ta liroje policia kete trimin se aty vetem polici nuk ka ne Gjitokaster, ky eshte nje nga personat me precedente te shumte penal e kriminal, kot nuk e bejne administrator te Lazaratit, meqe ka gjithe kete cv te pasur. Turp per policine e degjeneruar te Gjirokastres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg