TIRANE- I arrestuar dhe dënuar me 10 vite burg për trafik dhe shfrytëzim të prostitucioni, ndërron jetë nga virusi Hiv në spitalin e burgut Kujtim Shkurti.
 
Shkurti u arrestua më 16 maj të vitit 2006 nga uniformat blu, ndërsa gjykata e dënoi atë me 10 vite burgim.
 
Kujtim Shkurti ishte shtruar në spitalin e burgut prej disa kohësh për t'u trajtuar nga HIV-AIDS, ndërsa gjendja e agravuar shëndetësore ka bërë që ai të humbi jetën dhe pse një staf mjekësh janë përpjekur për ta kuruar.
 
Viktimës i kishin mbetur dhe 1 vit e 1 muaj për të përfunduar burgimin e tij, ndërsa trupi i viktimës pas ekspertizës mjekoligjore u është përcjellë familjarëve për ceremoninë e rastit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)