I dërguari i Merkelit pro idesë së Ramës: Mundësi për daljen e Bjellorusisë nga kriza

I dërguari i Merkelit pro idesë së Ramës: Mundësi për daljen e Bjellorusisë nga kriza

Pas krerëve të Këshillit dhe Komisionit Europian edhe i dërguari special i Kancelares Merkel, mbështet idenë e përfshirjes së OSBE-së në procesin negociues në Bjellorusi. Pol Zimiak, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i CDU-së, gjatë takimit të tij në Letoni me lideren e opozitës bjelloruse, Svetlana Tihanovskaja, ka theksuar se oferta e kreut të OSBE-së, Edi Rama, për të negociuar mes palëve është një mundësi e shkëlqyer për të nxjerrë vendin nga kriza.

“Bjellorusia ka nevojë për një dialog ndërmjetësues përmes organizatave ndërkombëtare, siç është OSBE, në mënyrë që t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja nën monitorimin ndërkombëtar. Bjellorusia duhet ecë në mënyre të pavarur në rrugën e saj pa ndërhyrje nga vendet e huaja”.

Pas mbështetjes ndërkombëtare që mori propozimi i tij, kryeministri Rama thotë se ndjehet krenar për lidershipin e OSBE-së në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Në këtë mënyrë kryeministri u ktheu përgjigje dhe akuzave politike që vijnë nga Tirana, të cilët, mosprezencën e tij si kreu i OSBE në Minsk e kanë vlerësuar si shans të humbur për Shqipërinë. Sipas kreut të qeverisë, në Minsk shkohet vetëm me aprovimin e të dy palëve politike aty dhe jo për të bërë selfie në protestë./ Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive