“Qëllimi im është që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje”. Kështu ka thënë Matthew Palmer, i dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Zyrtari i SHBA-së thotë se e pranoi postin sepse mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, e cila siç ka thënë ai, do ta transformonte tërë Ballkanin, do të hapte rrugën evropiane për Serbinë dhe Kosovën, dhe do të ishte “një gjë pozitive për rajonin, Evropën dhe SHBA-në”.
“Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në axhendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam ta shfrytëzojmë”, thotë Palmer, duke specifikuar se qëllimi i tij është t’i kthejë palët në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje, shkruan Telegraf. Kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve, Palmer thekson, është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara.
“Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi”, ka thënë tutje ai. Gjithashtu ai ka shprehur shpresën se qeveria e ardhshme e Kosovës do të pranonte të pezullojë tarifat për të lejuar që dialogu të rifillojë, dhe se Beogradi do të ndalë lobimin tek vendet e tjera për të tërhequr njohjen. E gjithë kjo, sipas fjalëve të tij, “helmon atmosferën” dhe e bën të vështirë kthimin në negociata me një frymë konstruktive.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4472
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjenocidi i Serbisë, Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të parashtrojë padi
4 Korrik 2021, 23:07
-
Veliaj takon Palmer në Washington: Bashkëpunim me kryebashkiakët e SHBA për ‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’
18 Maj 2021, 15:30
-
Intervista e plotë me gazetarët/ Palmer zbardh diskutimin me Metën, Ramën dhe Bashën: Do ketë goxha luftë politike! Zgjedhjet të jenë të drejta
7 Prill 2021, 09:22
-
Bisedat e Palmer me Metën, Ramën e Bashën, Ambasada e SHBA tregon porositë: Institucionet dhe udhëheqësit politikë përgjegjës për zgjedhje të lira
6 Prill 2021, 20:18
-
25 prilli, Palmer biseda online me Ramën, Metën, Bashën: Zgjedhjet të jenë demokratike, të sigurohet besim për rezultatin! Kim ka qenë e qartë për kandidatë të besueshëm
6 Prill 2021, 18:48
-
Zgjedhjet e 25 prillit dhe Reforma në Drejtësi, Palmer takime virtuale me Metën, Ramën dhe Bashën
6 Prill 2021, 12:30
-
Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Palmer: SHBA do standardet më të larta ndërkombëtare
15 Mars 2021, 18:45
-
Palmer: SHBA shpreson që BE të hapë Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë para fundit të presidencës gjermane
4 Dhjetor 2020, 19:05
-
Matthew Palmer: Për Amerikën s’ka paralele mes Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnjës
9 Shtator 2020, 20:03
-
Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi
6 Gusht 2020, 09:28
-
Palmer: SHBA dhe BE nuk janë rivalë, mbetemi të angazhuar për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
1 Korrik 2020, 22:03
-
Zyrtari i lartë i SHBA flet për hapjen e negociatave për Shqipërinë: Mbështesim minishengenin, në Kosovë s'i mbajnë anën askujt
27 Maj 2020, 18:46