I dha borxh identitetin kryemafiozit, arrestohet topografi Andrea Bonafede

I dha borxh identitetin kryemafiozit, arrestohet topografi Andrea Bonafede

Matteo Messina Denaro dhe Andrea Bonafede

ITALI- Karabinierët italianë kanë arrestuar Andrea Bonafede-n, topografin i cili dyshohet se i ka dhënë borxh identitetin e tij bosit Matteo Messina Denaro.

Bonafede konsiderohet nga hetuesit si një nga mbështetësit më besnikë të kumbarit, njeriu që sipas prokurorëve të Palermos, përveç dhënies së kartës së tij të identitetit për t’i lejuar të merrte një dokument të rremë dhe t’i jepte kartën e shëndetit të nevojshëm për terapitë dhe ekzaminimet mjekësore të cilave duhet t’i nënshtrohej kryemafiozi, Bonafede bleu shtëpinë në Campobello di Mazara ku Messina Denaro kaloi periudhën e fundit të arratisjes, i dha bankomatin që e lejonte të bënte disa pazare, dhe e detyroi të blinte makinën në të cilën udhëtonte. Me paratë e ‘bosit’ ai bleu shtëpinë në Campobello di Mazara, ku dhe kaloi periudhën e fundit të arratisjes. 

Mes gjithë përpjekjeve për të minimizuar rolin e tij , Bonafede rrëfeu gjithashtu se i kishte dhënë shefit ATM-në që ai përdorte për shpenzimet e bëra në arrati: darka në restorante, blerje të rrobave të stilistëve.

Makina, e blerë personalisht nga kumbari një vit më parë në një përfaqësi të Palermos, u regjistrua zyrtarisht te nëna e Bonafedes. Dhe gjithashtu nëna e topografit, një 87-vjeçare me aftësi të kufizuara, i dha të regjistruar Fiat 500 në këmbim të blerjes së Giulietta-s.

Kujtojmë se kumbari i mafies siciliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori. Për kapjen e tij, të gjithë autoritetet më të larta të Italisë, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni, kanë reaguar duke e quajtur një sukses të policisë që tregonte një fitore të shtetit kundër mafies. Përpos këtij bunkeri, u zbuluan edhe 2 shtëpi të tjera, modeste ku strehohej kumbari i mafies siciliane.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse