I dha futbollistit nënshtetësinë për 8 orë/ Meta: Është verifikuar...dokumentet s'i tregoj se janë sekret shtetëror (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se futbollisti i Tiranës, Cobina është verifikuar, duke mos treguar se nga cili institicion, e mbi të gjitha është shprehur se dokumentet nuk i bën publike sepse janë sekret shtetëror.

Pyetja nga Klesiana Omeri:  Cili ka qenë kriteri për të vlerësuar si vlerë kombëtare dhe t'i japë nënshtetësinë brenda 8 orëve një futbollisti të pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit?
Presidenti: Ju cilit televizion jeni?
Gazetarja: Nga Report Tv
Presidenti: E dija që do bënit një pyetje patjetër meqenëse janë bërë disa përgojime absurde për të shmangur vëmendjen nga përpjekja për të shkatërruar zgjedhjet, nga menaxhimi i dobët i qeverisë të mjekëve të infermierëve të situatës së pandemisë, Shqipëria është vendi që ka investuar më pak për të ndihmuar popullsinë dhe të gjitha shtresat që preken nga pandemia, si nga aspekti i shëndetit dhe si në planin e mbështetjes ekonomike për biznesin dhe ata që kanë humbur vendin e punës dhe shumë çështje të tjera janë shpikur disa gënjeshtra të jashtëzakonshme. Unë jam njeri i ligjit dhei  shtetit. Kjo është dosja për futbollistin e Tiranës të cilësuar nga mediat pararojë të kryeministrit si terrorist, më pas kur u pa që iu fik kjo punë u përpoq ta ndizte dhe vet duke u  ekspozuar dhe vet si një kryeministër i papërgjegjshëm. Këtu tek kjo dosje është edhe dokumenti i institucionit përkatës që konfirmon që nuk disponohet asnjë e dhënë që cenohet siguria kombëtare, sipas ligjit për futbollistin në fjalë. Të përfaqësosh një ekip kampion apo çdo ekip të Shqipërisë në arenën kombëtare është në interes edhe kombëtar dhe publik dhe besoj kjo është sqaruar shumë qartë edhe nga drejtuesit e klubit dhe federatës të cilët kanë bërë këtë kërkesë urgjente për presidentin  para ndeshjes me Zvicrën. Presidenti ka respektuar ligjin në mënyrën më strikte. Dakort? 
kalojmë dhe tek tjetra, meqënëse ka 20 vjet që merret me Ylli Pangon. 
Kjo këtu (tregon para kamerave një dokument) është konfirmimi nga institucioni përkatës i sigurisë kombëtare për raste të tilla që edhe zonja ukrainase nuk ka asnjë problem për sigurinë kombëtare, dhe ka 8 vjet që  kanë kërkuar dhe duhet ta kishin marrë për 3 vite sipas procedurave normale. 
Tek procedura e posacme, kur i intereson qeverisë ekziston ligji për procedurat e poscme, kur nuk i intereson,nuk ekziston. 
Ish-ministrja e Arsimit nëse nuk do ishin ndjekur me kërkesë të vetë qeverisë procedurat e posaçme nuk do kishte qenë as zv.ministre, as ministre, dhe do i duheshin dhe nga 2 vite të tjerë të bëhej shtetase e Republikës Shqipërisë. Kështu kemi edhe raste të tjera që unë nuk dua t'i përmend se jam në presidencë dhe nuk përgojoj askënd. 
Së dyti, nuk mund të jap dokumentet, se janë dokumente sekret shtetëror, për 10 vite janë të klasifikuara, dhe nuk duhet të ekspozohet as institucioni përkatës, por gjithçka është bërë në respekt me Kushtetutën dhe ligjit.
Sa i takon familjarëve të heronjve UÇK, që për arsye të ndryshme. se dihet për kufizimet që ka Kosova, në respekt edhe të propozimeve të ndryshme që kanë ardhur nga Presidenti, kryeministri ministri i jashtë në Kosovës apo dhe ambasada e republikës së Shqipërisë,  tani unë e kuptoj që për këlyshët e UDB ata terrorist quhen,akoma,  por ata janë familjarë të heronjve, patriotëve dhe të atdhetarëve.


Lajmi kryesor:

Skandali i shtetësisë për 8 orë, Meta: Futbollisti afrikan u verifikua, por nuk ua tregoj dokumentin se është sekret


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje