TIRANË- Punonjësi i burgjeve ka goditur me tytën e pistoletës një person në Paskuqan të Kamzës.
Sipas informacioneve nga policia, 49 vjeçari Lavdrim Mena, në sherr e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, 39 vjeçarin A.D., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Pas mjekimit 39 vjeçari është larguar për në banesë. Dyshohet se sherri ka nisur pasi Lavdrim Mena i ka dhënë një shpullë djalit të 39 vjeçarit dhe pasi ky i fundit i ka kërkuar llogari, Mena e ka goditur në kokë me tytën e armës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Punonjësi i Policisë së Burgjeve dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)