I dha të miturit hashash dhe e postoi videon në Tik Tok, 31-vjeçari në Kurbin: Video është montazh

I dha të miturit hashash dhe e postoi videon në Tik Tok, 31-vjeçari në Kurbin: Video është montazh

"Nuk i kam dhënë asnjë të mituri lëndë narkotike për të konsumuar dhe videoja e dalë në tik-tok është montazh". Kështu është shprehur para hetuesve 31-vjeçari Gëzim Avdi (Kalia), i cili dy ditë më parë u arrestua nga policia e Lezhës pasi shfaqej në një video, duke konsumuar hashash bashkë me një fëmijë të mitur.

riu po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Ndërkohë policia nuk ka arritur ende të indetifikojë fëmijen që shfaqej në videon e postuar në tik-tok, pasi 31-vjeçari nuk ka bashkëpunuar me uniformat blu me pretendimin se nuk ka lidhje me këtë rast.

Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pas publikimit të vidoes ku shfaqej duke konsumuar lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa bashkë me një të mitur.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/09/2023 02:41

    Montazh tamam si zgerdhitja jote! Femija mund te jete nga ata qe lypin neper rruge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh