‘I dhurova këpucët, ishte i varfër’, Fero tallet me reperin ndërkombëtar (Foto)

‘I dhurova këpucët, ishte i varfër’, Fero tallet me reperin ndërkombëtar (Foto)

Reperi shqiptar Fero

Është i vogël në moshë por në bashkëpunim me një nga kompanitë më të mëdha muzikore në Kosovë Fero u bë i famshëm. Këngët e tij tashmë dëgjohen kudo dhe reperi mban koncerte në vende të ndryshme edhe jashtë territorit shqiptar.

Mirëpo përtej suksesit reperi i ri ka dhe një vetëbesim shumë të lartë dhe vetëvendoset i pari në tregun muzikor, ku ekzistojnë edhe shumë të tjerë me mbi 20-vite eksperiencë.

Së fundmi ai ka bërë një status në rrjetet sociale ku ka vënë në lojë reperin ndërkombëtar, Lil Pump gjithmonë në sensin e shakasë, por në të vërtetë nuk dimë të qeshim apo të qajmë.

 “Në vitin 2004 në dyqanin Gucci në Duomo të Milanos, Fero ishte duke blerë një palë këpucë një fëmijë e sheh atë nga vitrina i trishtuar dhe me sy të përlotur prej varfërisë së tij dhe dëshirës për t’i blerë edhe ai gjërat e shtrenjta si Fero.

Pasi Fero e pa djalin e vogël, ai doli nga dyqani dhe iu afrua atij duke i pëshpëritur në vesh, ‘mos u dorëzo kurrë në këtë jetë çdo gjë është e mundur, merri këpucët e mia Gucci, gang gang bitch’ dhe u largua duke buzëqeshur.

13 vjet më vonë ai fëmijë është rritur dhe bëri këngën “Gucci Gang”, një prej këngëve më të suksesshme të vitit. Ai fëmijë quhej Lil Pump,”- shkruan Fero. Do ishte më mirë sikur reperi shqiptar të shijonte suksesin e të mos merrej me këpucët e Pump!

Foto e publikuar nga reperi Fero 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë