I dogjën makinën në Vlorë, flet pronari: S’e di pse ma bënë këtë gjë, policia të gjejë autorin

Një nga pronarët e makinës tip 'Ford' të cilës ju vu flaka mëngjesin e sotë më Vlorë, tha se nuk ka dyshime se kush mund t'ja ketë vënë zjarrin makinës.

“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin.”- u shpreh një nga pronarët e makinave të djegura, Nerizan Hoxha.

Ndërsa një nga familjarët e pronarit të njërës prej makinave thotë se nuk dyshojnë tek asnjë person.

‘Kam makinë e djalit. Është elektricist. Nuk kemi pasur asnjë konflikt asgjë. Nuk e di zoti e di se çfarë ka ndodhur. Nuk kemi asnjë gjë.’- tha ajo.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO+FOTO/ Digjen tre makina në Vlorë! Zjarrvënësi me bidon benzinë filmohet duke i vënë flakën, pronari i mjetit: Punoj në ndërtim, s’kam konflikte


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)