I dolën të brendshmet në Komisionin Parlamentar, deputetja shqiptare tregon të vërtetën e fotos virale

I dolën të brendshmet në Komisionin Parlamentar, deputetja shqiptare tregon të vërtetën e fotos virale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje

Duda Balje është një nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, e cila është përfolur gjithmonë për paraqitjen e saj të jashtme. Shumë herë portalet janë mbushur me lajme mbi format trupore të deputetes dhe kjo gjë vazhdon të ndodhë akoma. Vetëm para pak ditësh Balje u komentua shumë për shkak të veshjes që mbante në një takim të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. Në këtë komision ajo mban pozicionin e kryetares, por ‘zhurmë’ në portale bëri fundi ngjyrë blu që mbante veshur që i ekspozonte krejtësisht të brendshmet.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Duda tregoi të vërtetën e kësaj fotoje që u publikua nga "Prive". Balja u shpreh se fotoja ishte e  vjetër, e para disa muajve në një takim shumë të rëndësishëm që deputetja ka zhvilluar. "E kanë modifikuar vetëm për klikime. Ka shumë programe në ditët e sotme, që sigurisht vetëm për disa shikime më shumë, gazetarët e sotëm mund të bëjnë gjithçka,"- tregoi deputetja.

Më tej ajo tregoi se sa të bukur e ndjen veten. “Mendoj se veshja nuk e bën një njeri. Veshja flet për mua pasi jam një grua stabël dhe di se si duhet arrirë suksesi. Unë nuk mendoj se jam e bukur, por ndoshta quhem e bukur pasi jam e kënaqur me veten kështu siç jam dhe vetëbesimi luan një rol të madh tek çdokush. Bukuria nuk është prioritet për mua por unë kujdesem për veten pasi jam person publik. Unë jam nënë e tre fëmijëve dhe duhet të kujdesem edhe për ta edhe për bashkëshortin,”- tregoi Balje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lipe shtogu: 30/11/2018 22:15

    kujton se na ben budallenj moj .eshte e montuar thote . po me pantallona te ngushta dhe fustan transparent shkohet ne parlament . aman shko rregullo floket se i ke si lesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Zhvlerësohen valutat, Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol

Zhvlerësohen valutat, Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol