Mundo Deportivo e lidhi emrin e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, me një kalim në SHBA, aty ku Inter Miami i David Beckham dhe Lionel Messit po kërkojnë për një trajner të ri.

Paçka vlerësimit, braziliani pas humbjes 1-2 me Ukrainën u pyet edhe për të ardhmen dhe nuk ka asnjë dyshim se do jetë pjesë e Kombëtares për kualifikueset e Botërorit 2026 me idenë e qartë për të provuar historinë me Shqipërinë.

"Nuk ndryshon asgjë. Kemi bërë kualifikuese të mira, ndërkohë tani një vit më vonë, kemi bërë keq. Duhet të përmirësohemi, kemi vend për t'u rritur dhe me objektivin për Botërorin, që do të ishte çmenduri. Nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdoj. Më vjen keq për rezultatin e fundit, por nuk mund ta hedhim poshtë të gjithën. Për t'u përmirësuar, po", tha trajneri.

Sylvinho duke folur për të ardhmen