Zëdhënësi i PD-së, Alfred Lela ka sulmuar Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos pasi kjo e fundit reagoi për deklaratat e Sali Berishës kundrejt ambasadorit Silvio Gonzato për projektligjin për barazinë gjinore. Lela, në një postim në rrjete sociale, shkruan se Marta Kos është bërë si "kos" dhe si qumësht pluhur slloven (referuar origjinës së zyrtares), që shitet me certifikata të unionit evropian.

“Është Marta si Kos “Lufra”, qumësht pluhur slloven, që shitet me certifikata BE”, ka shkruar Lela.

Kjo vjen pasi zyrtarja e BE-së reagoi përmes një postimi në rrjetin social “X” për sulmet e kryedemokratit ndaj ambasadorit Gonzato se ky i fundit s’mund t’ia impononte bindjet e tij personale shoqërisë shqiptare. Kos sqaroi se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi nuk janë kërkesa personale të Gonzatos por pjesë përbërëse e ligjit të BE dhe linjëzimi i legjislativit të Shqipërisë me parimet e Unionit janë pjesë e procesit të integrimit. Reagoi edhe kryeministri Rama duke kërkuar ndjesë për sulmin.

Postimi i Alfred Lelës