Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar për sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato, lidhur me projektligjin për barazinë gjinore.Sipas Berishës, ai ka dhënë urdhër që të votohet në Kuvend ky ligj dhe komentoi mbi orientimin seksual të diplomatit europian.
Komisionerja Kos dënon komentet e kreut të Partisë Demokratike dhe thekson se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së.
Gjithashtu, ajo nënvizon se linjëzimi i legjislativit të vendit me këto parime të BE, është pjesë e procesit të pranimit të Shqipërisë në Union.
"Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e ligjit të Bashkimit Europian. Përafrimi me to është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE.
Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të @EUinAlbania. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.",- thotë Kos.
Menjëherë pas reagimit të Kos, Rama i kërkoi falje komisioneres europiane për deklaratat e Berishës.
"Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik, plotësisht i përafruar me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është përdorur për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, “qentë le të lehin, karvani ecën përpara",- shkroi Rama.
Teksa shprehu kundërshti për projektligjin, Berisha shënjestroi sot diplomatin, duke thënë se nuk mund t’i imponojë shoqërisë bindjen e tij personale.
“Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi me ne trajtime. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore?”, tha Berisha.
Projektligji për barazinë gjinore shkaktoi sot debate në Kuvend. Opozita thekson se dëmton thelbin e familjes, por Taulant Balla sqaroi duke thënë se përkatësi e shumëfishtë është term social që lidhet me ligjin e diskriminimit, pasi gjinitë mbeten vetëm 2: burrë dhe grua. Jashtë godinës së Kuvendit u zhvilluan edhe një protestë kundër këtij projektligji.

Silvio Gonzato dhe Edi Rama
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë për falje Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila dënoi sulmet e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik — plotësisht i përafruar me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin — është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët.
Megjithatë, siç themi ne në shqip: Le të lehin qentë, karvani ecën përpara.
Komente













Boll!! Akoma me keto tema se BE-s po i intereson shume se u miratua ligji skandaloz. Mos u viktimizoni per te perfituar nuk ka asnje vlere. Karvani i KM e kompanise se tij nuk ka per te ec perpara persa kohe jane te kr1mbur brenda, bashke me q3nte qe e shoqerojne.
PërgjigjuPo nuk kuptoj se per ca e fyu kur gonzato ka pranuar vete qe eshte gay.
Përgjigju