Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të droguar.

I riu me inicialet S. D., u kap në rrugën "Xhanfize Keko", ndërsa po ashtu është gjobitu me 15 mijë lekë, i është pezulluar patenta për 12 muaj dhe i janë hequr 10 pikë nga leja e drejtimit.

Ky është rasti i dytë ku një shofer arrestohet pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Më 19 prill u arrestua një 25-vjeçar.