‘I dëgjoja që diskutonin dhe qanin me njëri-tjetrin’, historia prekëse e Danielit, djalit të Dr.Florit (Foto)

‘I dëgjoja që diskutonin dhe qanin me njëri-tjetrin’, historia prekëse e Danielit, djalit të Dr.Florit (Foto)

Këngëtari i ndjerë Dr Flori dhe gruaja e tij Blerina

Ndarja nga jeta e këngëtarit Dr. Flori ka qenë një humbje e madhe jo vetëm për kolegët dhe për artin, por më shumë për familjarët e tij. Florian Kondi vdiq pak muaj pasi djali i tij, Danieli erdhi në jetë, dhe bashkëshortja e tij Blerina mbeti vetëm me të dhe me Kaltrinën. Danieli sot është vetëm 15 muajsh, është i prekur nga sindroma down, por e njohim të gjtihë tashmë, pasi mamaja e tij Blerina bën postime të shumta në rrjetin social Instagram kur tregon se ja kanë dalë të jenë të lumtur, të shijojnë çdo moment.

Siç dihet tashmë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zgjedhur muajin tetor si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down, dhe në lidhje me këtë rast, Blerina ka bërë një postim mjaft sensibilizues për djalin e saj, Danielin.

Postim i bërë nga Blerina

“HAPPY DOWN SYNDROME AWARENESS MONTH!

Une quhem Daniel Kondi dhe jam vetem 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 dite perpara se une te nisja rrugetimin tim ne barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel qe me pelqen kaq shume. Rrugetimi im ishte shume i bukur, siç eshte i te gjitha bebeve! Mami im me shihte shpesh kur une isha tek barku i saj permes ekos...

Kisha vetem 4 muaj qe isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundes time nuk dallohej mire dhe une mund te kisha nje kromozom me shume se femijet e tjere...I degjoja tek diskutonin me njeri-tjetrin madje shpesh here edhe qanin...por ata ishin mami e babi im ndaj vendosen qe une te vazhdoja te isha bebja e tyre dhe panvaresisht çdo gjeje do me donin shume.

Diten qe erdha ne jete nuk do ta harroj kurre qe babi me mori ne krahe dhe tha: "Daniel, babi te do shume shume, ti je shume i çmuar per mua!" A nuk kam te drejte te mburrem me babin tim? A nuk kam te drejte te them se ai eshte heroi im? Ai sot nuk jeton me por ja ku jam une qe jetoj per te! Kromozomi im nuk e zvogeloi dashurine e tij per mua, perkundrazi e shtoi edhe ne shume.

Keshtu une erdha ne jete dhe njoha motren time Kaltrinen dhe tani mund te luaj me lodrat e mia, te perplas duart sa here qe me thone "Braaavooo Daniel!", te kercej kur degjoj kenget e mia te preferuara dhe me kryesorja te degjoj fjalet e bukura te mamit tim e cila me thote shpesh qe jam nje bekim i madh, dhurata me e bukur qe Zoti i dhuroi!”- shkruan Blerina krahas fotos ku shihet që mban në krahë të voglin e saj.

Sindroma Down është një çrregullim kromozomik që shoqëron fetusin që në ngjizje të tij e përgjatë gjithë jetës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt