I dënuar nga Gjykata e Helsinkit me 3 vite e 11 muaj burg, arrestohet në Tiranë finlandezi i shpallur në kërkim

I dënuar nga Gjykata e Helsinkit me 3 vite e 11 muaj burg, arrestohet në Tiranë finlandezi i shpallur në kërkim

Foto ilustruese

Një finlandez i cili kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë është arrestuar këtë të shtunë në Tiranë, me qëllim ekstradimi. Report Tv raporton se bëhet fjalë për M.S, 34 vjeç.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga Drejtoria Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një bashkëpunimi në shkëmbimin e informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL.

34-vjeçari finlandez është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze pasi Gjykata e Apelit në Helsinki e ka dënuar në prill 2018 me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe për shumë raste përsëritura në disa qytete në Finlandë në periudhën dhjetor 2016 - prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi. 

Tanimë pritet që finlandezi i arrestuar të ekstradohet drejt Finlandës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë