Kreu i grupit kriminal Los LobosEkuador, Angel Esteban Aguilar, është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar në Meksiko Siti, në Meksikë.

Lajmin e njoftoi ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“I dyshuari, i njohur me pseudonimin Lobo Menor, ishte në kërkim dhe ishte i përfshirë në trafik droge, grabitje dhe vrasje”, shkroi Harfouch në llogarinë e tij në rrjetin social ‘X’.

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg, tha se Angel Esteban Aguilar, kërkohej në lidhje me vrasjen në vitin 2023 të kandidatit presidencial ekuadoras, Fernando Villavicencio.