TIRANË-Grabitja e bankës së nivelit të dytë tek zona e “21 Dhjetorit’ në Tiranë ka vënë në lëvizje Policinë.
Personi që shihni në fotografi konsiderohet nga grupi hetimor si një prej dy grabitësve të mundshëm.
Fotoja është shkëputur nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë të sekuestruara nga grupi hetimor tek bizneset rrotull Bankës.
Burime thone se, personi që shihni në foto ka bërë lëvizje të dyshimta rreth e rrotull Bankës ndërsa momenti që shihni në foto është fiksuar 5 minuta para grabitjes.
Por sapo fotografia është bërë publike në media, personi që u shfaq në imazh është paraqitur në polici duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen në Bankë. Ai quhet E. Kodra dhe është shprehur për Policinë se, është e vërtetë që ditën e grabitjes ndodhej pranë Bankës, por thekson se është i pafajshëm.
“Kam bërë disa veprime në bankomat, nuk kam lidhje me grabitjen. Erdha të sqaroj policinë për ngjarjen sepse jam i pafajshëm”, tha E. Kodra.
Banka tek /21 Dhjetori' u grabit nga dy persona që u panë teksa largohen me një motorr përmes rrugicave të zonës.
E gjithë grabitja ka ndodhur në harkun kohor të 8 minutave, ndërsa njëri nga autorët ka harruar armën brenda mjediseve të Bankës.
Policia ngriti menjëherë disa postblloqe, por nuk mundi t’i ndalonte autorët.
Të maskuar me shall dhe kapele dhe me pistoleta në duar, dy autorët kanë hyrë në bankë vetëm 25 minuta pasi ajo ishte hapur. Pasi kanë goditur dhe kërcënuar punonjësin e sigurisë së bankës, ata kanë marrë nga kasa një sasi parash, që sipas informacioneve nuk e kalon shifrën e 200 mijë lekëve.

(Personi dje paradite pranë Bankës tek 21 Dhjetori, Tiranë, 5 minuta para grabitjes)
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO