Që ëndrra jonë e vjetër sa luftërat tona për të zmbrapsur orientalët e vrazhdë nga malet e toka jonë, për t'u ndjerë e për të qenë Europianë, të realizohet, duhet punë, përkushtim e seriozitet. Më shumë se asnjëherë tjetër, pikërisht tani, në këtë hapësirë dhe kohë, fjalët janë të tepërta dhe shqiptarët, qeveria e Shqipërisë, mund të flasin para të gjithëve vetëm me punën tonë.
Perëndimi, BE e SHBA, nuk e ngritën mirëqenien e tyre dhe demokracinë më të lartë për dinjitetin njerëzor në fjalët e "bukura" që liderë të ndryshëm që dolën viteve, shprehën. Të ishte kështu, Hitleri do të jetonte shumë më gjatë me artikulimet e tij nacionaliste e racore që preknin insktiktet më të ulëta të gjermanëve apo europianëve në krizë identiteti ato kohë. Por kaluan vitet dhe individë si Hitleri, Duçe, hipnotizuan, por nuk e patën të gjatë. Gjermanë, italianë e europianë hapën sytë e panë se punët e diktatorëve ishin të ndryshme nga të atyret të bukura fjalë. Dhe reaguan. Ndaj demokracia dhe civilizimi, deri më tani, janë historia më e gjatë dhe më e bukur në Evropë.
Në historinë e njerëzimit, vetëm një ndërgjegje, që filozofët më të mirë gjermanë, rusë e austriakë e emërtuan të nivelit të tretë e të katërt, atë të ndriçimit, mund të dallojë, të shohë qartë. Një shoqëri që shijon lirinë, arrin të dallojë. Disa nga qytetarët më të mirë amerikanë e europianë, arrijnë të kuptojnë, nëse shqiptarët, me punën dhe jo me fjalët e tyre, janë të denjë, të aftë t'i afrohen familjes së madhe perëndimore, ku jo vetëm mirëqenia materiale, por mbi të gjitha ajo mendore e shpirtërore, kanë arritur me punë e sakrifica shkallën më të lartë.
Prandaj, fjalët e tepërta që po thuhen sot poshtë e lart, nga shqiptarë e të huaj të këqij e ziliqarë, janë të panevojshme. Janë si ato retë e zeza që kalojnë me në sfond një qiell të kaltërt, të qartë. Çfarë bëjnë me këto thirrje ndjellakeqëse politikanë, analistë, gazetarë shqiptarë? Kërkojnë që me retorikën e tyre Merkel të kuptojë e të reflektojë? Sa mbivlerësojnë të vetat fjalë!
Vetëm një gjë do të vendosë rrugëtimin e Shqipërisë drejt botës se Artë: Puna, hapat seriozë për një shtet demokrat e njerëzor. A do të marrim zemrën e shteteve europiane që janë ende skeptikë për këtë? Ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, ai i SHBA, delegacionit të BE, ambasadorët e vendeve fqinje, shprehen optimistë dhe të surprizuar me punën e mirë dhe serioze që në pak vite ne shqiptarët po tregojmë se sa dëshirë të madhe kemi të bëjmë shtet.
A është e mjaftueshme kjo që po bëhet sot? Ende jo. Në fakt është vetëm trokitja në një derë, por edhe ky është një fillim që tregon dëshirën tonë. Në këtë derë, shqiptarët, shpresoj, po trokasin me zemër në dorë e me buzëqeshjen e një bujtësi të sinqertë. Eshtë e vërtetë, pas krahëve të kujt sot po troket ka zhurmues që bërtasin e thonë: Mos e hapni këtë derë sepse kush po troket është komit, është ende jocivil e i paaftë.
Por për të mbushur mendjen e Merkelit, fjalët e këqija nuk mjaftojnë.
Eshte IDJOTIZEM qe dikushi nga shqiperija gjykon nje gjerman dhe aq me teper nje kryeministre
PërgjigjuMos mbeshtetuni ne "miqe" ne lekure dele!!! Se shpejti do te kuptoni, se kush eshte Merkel??? Ju uroj "disponim" te kendshem! S. Q!!!
PërgjigjuPo moj moter ka zagare e minj h*** qe flasin keq e shajne Shqiperine edhe te Merkel
PërgjigjuSi duket keni bindje ,se smund te fillojne bisedimet me BE,per shkak te ca 'edepsezeve'qe i kane pershperit zonjes Merkel pas veshit ca brockulla,e per cudi Kancelaria i pas ka besuar verberisht,e ne na la ne balte.Jo moj zonje ,Kancelaria Merkel ka njofie te plot politike e faktike per problemet tona.Duhet te bejme cna thone evropianet,por edhe te mos perbaltim vetveten.