REPORT TV ka siguruar një foto të ‘Tatës’ brenda ambienteve të çadrës, i shoqëruar me dy vajzat Sonila P. dhe Ardita M. të cilat u arrestuan bashkë me të dje në Shkodër. Frederik Tata u rreshtua para zgjedhjeve krah kauzës së PD, e cila kishte në thelb zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Edhe pse një person me precedent penal dhe i akuzuar për vrasje, kjo nuk e ka penguar që të protestojë kundër qeverisë, ndërkohë që ishte përfshirë në një tjetër veprimtari kriminale.
Ai u arrestua për shfrytëzim prostitucioni dje në Shkodër, ndërkohë që Report Tv mëson se grupi ishte prej disa muajsh në përgjim ambiental dhe telefonik. Pas arrestimit të 7 personave ditën e djeshme, policia i ka marrë në pyetje, ndërsa ata kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura për prostitucion.
Ata kanë deklaruar se ishin duke qëndruar në lokal, por “nuk po prisnim klientët për prostitucion”. Megjithatë, pavarësisht dëshmive, dosja është kopsitur nga prokuroria. Dje përveç Tatës u arrestuan edhe 6 persona të tjerë.
Frederik Tata me dy vajzat që shfrytëzonte për prostitucion te çadra e PD
dy.b/shqiptarja.com









