I ftohti, bizneset dhe të rinjtë ndihma 
për të pastrehët pas thirrjes së Veliajt

I ftohti, bizneset dhe të rinjtë ndihma <br />për të pastrehët pas thirrjes së Veliajt
Qytetarë dhe biznese të shumta i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar njerëzit në nevojë të cilët po strehohen në Qendrat Sociale.

Në këto ditë të vështira ku temperaturat janë nën zero, qytetarë të shumtë kanë treguar edhe njëherë solidaritetin e tyre për t’u ardhur në ndihmë me ushqime dhe veshmbathje personave që kanë qenë në situatë rruge.

Siç mund të shihni dhe nga këto foto, bie në sy që mjaft aktiv kanë qenë grupet e të rinjve, por njëkohësisht edhe biznese dhe organizata të ndryshme që kanë kontribuar në këto ditë të ftohta.

Përmes një postimi në Tëitter, Kryebashkiaku Veliaj, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë për njerëzit në nevojë. “Kemi ende nevojë për ndihmë me ngricat, ja si mund të ndihmosh me ushqime dhe veshje!”, shkruan Veliaj.

[gallery]20468[/gallery]

Ndërkohë, janë rreth 150 qytetarë të cilët janë strehuar në shtatë qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës. Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë  vijuar intensivisht punën për të ndihmuar të gjithë ata që janë në situatë rruge për t’i dërguar pranë këtyre qendrave sociale, ku marrin edhe ndihmën e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje.

Në gatishmëri kanë qenë edhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës për të shuar të gjitha vatrat e zjarrit që kanë rënë në këto ditë të acarta në Tiranë, ku është rritur edhe përdorimi i mjeteve elektrike ngrohëse apo i lëndëve të tjera djegëse. 

Paralelisht, strukturat e Bashkisë së Tiranës po punojnë për të mbajtur hapur të gjithë rrugët për qarkullimin e automjeteve duke hedhur kripë dhe skorje, si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër